Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Marjan Veliçkoviqit

Descriptive Text

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, përmes një thirrjeje publike u është drejtuar për ndihmë qytetarëve e mediave për kapjen e të dyshuarit për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’.

“Policia e Kosovës, me autorizim nga prokuroria, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e të dhënave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar:

I dyshuari: Marjan Veliçkoviq, lindur me 13.05.1978,

1251102151

Numri i letërnjoftimit RKS: 125121102151

Numri i pasaportës RKS: P01042667

Veprat penale: ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’.

Për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrat: 192 ose 080019999 (pa pagesë), thuhet në apelin e policisë, të shpërndarë me rrugë elektronike nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun , Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë.

Tel: 038 5080 1243, 038 500 1237, 38 5080 1462

Email: zimp@kosovopolice.com”