Arrestohet një 25 vjeçar në Istog për vjedhje të ndryshme Foto: Koha/Ilustrim

Arrestohet një 25 vjeçar në Istog për vjedhje të ndryshme

25 February 2020 14:57

Një 25 vjeçar nga Istogu, është arrestuar dje nga Policia në Pejë për disa vjedhje.

Fillimisht, sipas PK-së, më 11 shkurt rreth orës 19:50, është njoftuar nga një person se në fshatin Vrellë- Istog, në një lokal ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

“Sipas viktimës 2 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe i kanë grabitur të holla nga arka dhe nga xhepi i viktimës”, thuhet në raport.

dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 24 shkurt 2020, rreth orës 16:00, është arritur të arrestohet i dyshuari: B. S. i lindur me 1995”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, ky person është i dyshuar edhe për raste tjera të veprës së ‘grabitjes’ në rajonin e Pejës dhe një rajoni tjetër jashtë zonës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, përfundon raporti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme