Kronikë

Caktohen masat ndaj të arrestuarve për bixhoz në Shqipëri, 55 në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 persona, nga 87 të arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave”.

Pas një seance maratone që zgjati plot 14 orë, gjyqtari Ardian Kalia ka dhënë vendimin që 27 persona të qëndrojnë “Arrest në shtëpi” dhe 5 të tjerë janë liruar me masën “Detyrim paraqitje”.

Tre personat që dyshohen si menaxherët e lojërave të fatit, përkatësisht Gramoz Murataj, Avni Nasufi dhe Elvis Mulaj, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt, janë lënë në arrest me burg.

Operacionet u kryen njëkohësisht në 8 qarqe të vendit, me fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit/VizionPlus.