Arrestohen 4 grabitësit në Dibër, policia shpall në kërkim 2 autorët e tjerë

Arrestohen 4 grabitësit në Dibër, policia shpall në kërkim 2 autorët e tjerë

25 February 2020 12:45

Katër persona ranë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si autorë të grabitjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Çernem të Dibrës, tre ditë më parë.

Te arrestuarit janë Selim Ceku 23 vjeç, Zenele Elezi 25 vjeç, Ervin Piku 22 vjeç dhe Alltan Velia 23 vjeç. Ata u arrestuan gjatë operacionit policor “Maqellara”, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorët e grabitjes.

Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve policia ka sekesutruar sende me vlerë të vjedhura në banesën e familjes Dulja.

Grabitja ndodhi tre ditë më parë kur persona të maskuar hynë në banesën e Rrahman e Hasije Duljes dhe pasi dhunuan bashkëshortët realizuan grabitjen/VizionPlus.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme