Kronikë

Dy të arrestuar në Istog për vjedhje të mjeteve të punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Istog për veprën penale “vjedhje” dhe “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Sipas njoftimit për media, në stacionin Policor në Istog, me datën 21.02.2020, është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.

Me datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit janë arrestuar dy persona, S.M. (1988) dhe F.B. (1992)

Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.