Kronikë

Në Fushë Kosovë vidhet një Golf II

Në fshatin Miradi e Ultë të Fushë Kosovës raportohet të jetë vjedhur një Golf II nga persona të panjohur më 20 shkurt, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Më 22.02.2020 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Golf II”, thuhet në komunikatë.

Policia shton se rasti është nën hetime.