Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë dënim me 21 vjet burg Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti për vrasjen e Nehar Sahitit në vitin 2017 në Prishtinë.
Alban Ajvazi kryetar i trupit gjykues ka thënë se të akuzuarit dënohen me nga 21 vjet burgim për veprën “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Të akuzuarve u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, ka thënë ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 17 vjet të akuzuarin Ahmeti për shtytje në vrasje dhe armëmbajtje pa leje në prill të 2019-tës. Gjykimit i kishte ikur i akuzuari Vllasaliu, që është ekstraduar për në Kosovë më 2021-tën. Por, pas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Ahmeti në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim po atë vit.
Prokuroria i akuzonte të dy për “vrasje të rëndë në bashkëkryerje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Edhe
Nga 21 vjet burgim dy të akuzuarve për vrasjen e 33-vjeçarit Nehar Sahiti
Aktakuza e Prokurorisë Themelore Prishtinë e ngritur vitin e kaluar pohonte se Agron Vllasaliu pas marrëveshjes paraprake me Arlind Ahmetin e ka vrarë me armë zjarri Nehar Sahitin duke ua rrezikuar jetën edhe pesë të dëmtuarve të tjerë që morën edhe lëndime.
Pretendimi i prokurorisë ishte se më 24 nëntor 2017 afër lokalit Francisko në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, pasi i akuzuari Ahmeti ka shkëmbyer fjalë me vëllezërit e të ndjerit, Vllasaliu e ka hapur xhamin e veturës në të cilin po qëndronte dhe ka shtënë dy herë me armë zjarri me ç ‘rast Sahiti nuk i mbijetoi plagëve e u plagosën edhe pesë persona e tjerë.
-
Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin
-
Gjykatësi në pushim mjekësor, anulohet rigjykimi për vrasjen e 2017-s në qendër të Prishtinës
-
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu
-
Avokati Berisha: Arkitekt i vrasjes së Rexhepit ka qenë Nexhati, ekzekutues Jetoni