Kronikë

Digjet një veturë në rrugën “B”

Është djegur një veturë mbrëmjen e sotme në rrugën “B” në kryeqytet, pranë “Royal Mall”.

Vetura e djegur është e tipit “Citroën C3”.

Koha.net ka siguruar pamje nga incidenti derisa ka kontaktuar edhe Policinë për rajonin e Prishtinës, për të mësuar më shumë detaje nëse ka të lënduar apo cilat ishin rrethanat e djegies së veturës.

Megjithatë, derisa tash asnjë nga zëdhënësit për media nuk ka kthyer përgjigje.