Kronikë

Kërkesë për paraburgim për një person në Gjakovë që dyshohet se dhunoi dy motra, njëra e mitur

Foto: Koha / ilustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, B.C., nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 4, nen paragraf 4.8 lidhur me paragraf 1, të KPRK-së.

Sipas njoftimit për media, në intervalin kohorë mes datave 14-16 shkurt 2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në një vilë në rr.”Skënderbeu” , pa pëlqimin e të dëmtuarave, të mitura, M.J., dhe A.J., nga fshati Krume, Republika e Shqipërisë, i pandehuri kryen aktin seksual.