Kronikë

Rrahje në Prishtinë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që zënka e tyre ka degjeneruar në përleshje fizike, ka bërë të ditur të marten Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, tre të dyshimtit, dy burra dhe një grua, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, shkruan në raport.