Kronikë

Katër të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Katër të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Katër persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, pasi kanë kryer veprën “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit nga Policia, në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.