Kronikë

Arrestohet nënkontraktori për pastrimin e veturave të Policisë në Drenas

Foto: Driton Paçarada / KD

Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit i dyshuari Xh.H., (1962) gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1,000.00 (një mijë) €.

Me aktvendim të prokurorëve kompetentë, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.