Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar në Ferizaj për kontrabandë me mallra dhe dhënie të ryshfetit

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se pas hetimeve paraprake, pas grumbullimit të provave të nevojshme dhe pas pranimit të Urdhër Kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore-Ferizaj, ka realizuar planin operativ “Kontrabanda” ku janë kontrolluar katër lokacione.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe e barnave, kartëmonedha euro, armë, substancë e dyshuar narkotike, katër vetura dhe dëshmi tjera.

“Nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘Kontrabanda me mallra’ dhe ‘Dhënia e ryshfetit’, janë arrestuar katër të dyshuar: A.L., viti i lindjes 1974, mashkull kosovar; A.L., viti i lindjes 1983, mashkull kosovar; L.B., viti i lindjes 1976, mashkull kosovar dhe F.S., viti i lindjes 1980, mashkull kosovar”, thuhet në njoftim”, thuhet në njoftim.