Aktakuzë pronarit të një kompanie në Pejë, punëtori i së cilës u rrezikua në vendin e punës Foto: PTHP

Aktakuzë pronarit të një kompanie në Pejë, punëtori i së cilës u rrezikua në vendin e punës

11 February 2020 11:05

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.C., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri I.C., në cilësinë e pronarit të kompanisë “Gogaj AG” në Deçan, me datë 29 gusht 2019, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë e vendit të punës, në atë mënyrë, derisa punëtori i kësaj kompanie, i dëmtuari V.Ç., ishte në depon e kompanisë në fjalë për tërheqjen e një dush-kabine, në momentin kur i dëmtuari tërheq paketimin, anojnë edhe disa paketime tjera, me ç’rast e godasin të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, thotë Prokuroria Themelore në Pejë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme