Kronikë

Tre të arrestuar për dhunë në familje në Kosovë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë për këtë vepër në Lipjan është arrestuar një grua, ndërkaq në Graçanicë një burrë.

Edhe në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimave bashkëshortes dhe djalit të tij të dy kosovarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.