Kronikë

Kartëmonedha 100 eurosh më e falsifikuara në tregun e Kosovës

Kartëmonedha 100 eurosh më e falsifikuara në tregun e Kosovës

Rreth 70 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm brenda pjesës së parë të vitit 2019.

Kartëmonedha më e falsifikuar, sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, të cilat i janë dërguar Radios Evropa e Lirë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka qenë ajo prej 100 euro, ndërkaq prej monedhave kanë qenë ato në prerje prej 2 dhe 1 euro.