Një autobus është djegur sot në fshatin Korroticë të Ulët të Drenasit.
Këtë për Koha.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas informacioneve të para, ai ka thënë se nuk ka të lënduar dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë djegie serioze.
“Rreth orës 9:25 në rr. Prishtinë -Pejë në Korroticë të Lartë është djegur në pjesën e prapme një autobus. Udhëtarët kanë arritur të dalin nga autobusi pa u lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar”, ka thënë ai.