Kronikë

Humb jetën një person në një aksident në Malishevë

Foto: Koha / ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Balinc të Malishevës.

Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, derisa viktima ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur betoni.

Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.