Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
Sipas raportit të Policisë, në Klinë është arrestuar një burrë pasi e ka sulmuar fizikisht e më pas ka tentuar ta ngufat bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Edhe në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar për përfshirje në veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.