Kronikë

Dy vjet burgim personit që akuzohej për dhunë në familje

Foto: Koha / ilustrim

Dy vjet burgim është dënimi që i është shqiptuar të akuzuarit H.H. për veprën penale “dhunë në familje”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën.

Gjykata po ashtu ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të akuzuarit, për shkak se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale nga i pandehuri, “sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se po të gjendet i akuzuari në liri, mund të përsërisë veprat e njëjta apo të ngjashme penale”.

“Duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat e në të cilat është kryer vepra penale, caktimi i paraburgimit është më se i nevojshëm për evitimin e rrezikut të përsëritjes së veprës penale, prandaj, gjykata vlerëson se këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore tẽ parapara me nenin 367 par.1 pika 1.1 e lidhur me nenin 187 par. 1 nën par 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së, për caktimin e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”, thuhet në njoftim.

I akuzuari ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.