Kronikë

Edhe 4 të arrestuar për rrëmbimin e një turku në Prizren, u konfiskohen pajisje për falsifikim të dollarëve

Edhe 4 të arrestuar për rrëmbimin e një turku në Prizren, u konfiskohen pajisje për falsifikim të dollarëve

Me datën 20 janar 2020, njësiti i hetimeve rajonale në Prizren në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, ka realizuar një urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta dhe në vazhdimësi të rastit “Rrëmbim” i ndodhur me datë 19.09.2019, kur ishte rrëmbyer dhe mbajtur për disa ditë një shtetas me kombësi turke, pasi i njëjti ishte gjetur dhe liruar nga organet e policisë, në vazhdimësi të këtij rasti, policia ishte vënë në përcjellje të personave të dyshimtë në atë kohë.