Kronikë

Akuzohet një grua në Prishtinë për pjesëmarrje në grup terrorist

Akuzohet një grua në Prishtinë për pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe "AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është larguar nga Kosova, duke kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit- Maqedonia Veriut, me pasaporte të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e sajë dhe bashkëshortin.