Kronikë

Dëshmitari vret qenin sulmues, arrestohet pronari

Foto: Koha / Ilustrim

Një person është arrestuar në Rahovec të dielën në mesditë pasi qeni i tij kishte sulmuar një burrë dhe një grua.

Sipas raportit 24 orësh, një dëshmitar kishte qëlluar me pushkë të gjuetisë, me leje, qenin dhe e kishte mbytur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ky është raporti i Policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rahovec 19.01.2020 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër që të dy K-Shqiptar, ndërsa një dëshmitar mashkull K-Shqiptar me pushkë të gjuetisë (me leje) ka qëlluar qenin dhe ka mbytur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.