Kronikë

27 të arrestuar në Tiranë nga 40 të kërkuarit për pasojat e tërmetit

Policia e Tiranës ndërmori dje një operacion për arrestimin e mbi 40 personave të akuzuar si përgjegjës për pasojat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sollën arrestimin e 27 personave, transmeton Gazeta Shqiptare.

Janë evidentuar shkelje që klasifikohen si shpërdorim detyre sipas nenit 248 i Kodit penal, e për këtë vepër kanë përfunduar në burg, drejtues teknik, inxhinierë, deri tek kryetar komunash si Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia, Faik Fejzo etj.

Dëmtimet e evidentuara në banesa i kanë bërë ato të pabanueshme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur pa banesë. Cilësia jo e duhur në ndërtim, mungesa e kontrollit gjatë kolaudimit të objekteve, ndërhyrjet e padrejta në strukturë kanë shkaktuar dëmtimet.

Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.

Mes 27 të arrestuarve janë tre ndërtues. Ndërkohë 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

Anila Harxhi, arkitekte

Merita Kushi

Bukurije Halili

Ali Dyrmishi (ndërtues)

Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

Gerti Çalliku

Jani Ikonomi

Qirjako Gjergo

Sherbet Shehi

Naim Shehi

Ermir Çina

Adhurim Qehajaj

Gëzim Shkalla

Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

Xhevahir Doda

Reis Muça

Hekri Disha

Agim Eski

Faik Fejzo

Zhaneta Tagani

Muhamed Felahi

Ndoc Pepkola

Hekri Disho

Në rastin e prokurorisë së Durrësit, mendimi i ekspertëve të huaj ka qenë një mendim i vlefshëm. Por duhet theksuar se prokuroritë janë bazuar në protokollet e Italisë. Pritet që një grup ekspertësh të huaj të vijnë në Shqipëri për të dhënë një mendim. Sigurisht që ekspertiza ka ndikuar dhe ka ndihmuar prokurorinë në vendimmarrje.