Fshehën në trup 25 mijë euro, shqiptari dhe bullgarja kapen në Kapshticë

Fshehën në trup 25 mijë euro, shqiptari dhe bullgarja kapen në Kapshticë

15 January 2020 09:30

Dy persona janë kapur në pikën Kufitare të Kapshticës në Devoll pasi nuk kishin deklaruar 25 mijë euro.

Shqiptari me banim në Greqi J.R, 46 vjeç dhe bullgarja D.D, 31 vjeçe janë vendosur nën hetim nga Policia kurse sasia prej 25 mijë eurosh është sekuestruar nga Policia. Ata ishin duke dalë nga territori shqiptar me automjetin e tyre drejt Greqisë kur nëvijën e dytë u ndaluan për kontroll nga Policia. Aty u konstatua dhe sasia e padeklaruar e parave.

Njoftimi i Policisë

Kapshticë

Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare 25000 euro.

Procedohen penalisht 2 poseduesit, të cilët nuk i deklaruan në kufi.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme