Kronikë

Dogana e Kosovës kap në Aeroport 100 mijë funta ilegale

Oficerët doganorë kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100 mijë funta angleze (rreth 117 mijë euro – sqarim i ynë) në pikë kalimin ndërkombëtar të Aeroportit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganorë për kontroll pasi imazhet në skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale.

Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare të fshehura në thellësi të çantës të vakumuara.

Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar në detaje si dhe është vendosur nën kontroll.

Pas numërimit të mjeteve është gjetur kjo sasi:

10 GBP X 200 PCE = 2000 GBP

20 GBP X 4104 PCE = 82080 GBP

50 GBP X 140 PCE = 7000 GBP

Totali 91080 GBP.

Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës.

Dogana iu bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro.

Image