Kronikë

Vdes 28 vjeçari i cili u godit ditë më parë nga një veturë në Fushë Kosovë

28 vjeçari G.G i cili ishte goditur ditë më parë nga një veturë në Fushë Kosovë, ka vdekur sot.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti kishte ndodhur më 22.12.2019 në Fushë Kosovë, ndërkaq viktima ka qenë i shtrirë deri sot në QKUK.

“Në 22.12.2019, në ora 19:57, në F.Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, një veturë ka goditur një këmbësor. I aksidentuari me lëndime ka qenë i shtrirë në QKUK. Sonte rreth orës 19:00. I njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.