Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur gjithsej 19 vrasje.
Megjithatë, viti që lamë pas raportohet të ketë shënuar rënie pasi gjatë 2018-s, kishin ndodhur 32 vrasje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje për Koha.net tha se vrasjet kanë shënuar rënie prej 40 për qind.
Gjithashtu, Hoxha ka treguar edhe për vdekjet që ndodhën në aksidente trafiku gjatë vitit 2019.
“Përderisa gjatë kësaj periudhe të vitit në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 100 persona si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e automjeteve apo në çfarëdo forme tjetër të pjesëmarrjes në trafik, Policia e Kosovës vlerëson se është e nevojshme që të kemi një angazhim edhe me të madh ndërinstitucional dhe masa proaktive dhe aktive duhet ndërmerren në vazhdimësi për të krijuar rrethana më të favorshme që numri i aksidenteve, në veçanti i atyre me fatalitet të reduktohet edhe më tej”, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.
Hoxha shtoi se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 14552 aksidente, ku 90 prej tyre ishin aksidentale dhe vdiqën 103 persona.
“Drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesor të përgjegjësive gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe të njëjtit duhet të jenë mjaft të matur dhe vigjilent sepse përveç rrezikimit të të tjerëve jo rrallë edhe vetë ata janë pjesë e statistikave fatale”, tha tutje Hoxha, zëdhënës në PK.
Sipas raporteve që kanë mbledhur Policia e Kosovës gjatë vitit 2019, bëhet e ditur se në trafik janë shqiptuar 411127 gjoba.
{gallery}