Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Merdar – Prishtinë

Një grua ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën Merdar – Prishtinë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në ora 20:09, transmeton Koha.net.

“Ka ndodhur një vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku është përfshirë një automjet me targa të huaja dhe me drejtues mashkull shqiptar – shtetas austriak. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe lëndime të rënda ka pësuar pasagjerja femër shqiptare–shtetase austriake”, thotë PK.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, mirëpo viktima femër nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në komunikatë.