Kronikë

Policia me masa të reja kundër vozitësve që parkojnë në vendet e ndaluara

Policia me masa të reja kundër vozitësve që parkojnë në vendet e ndaluara
 

Policia e Pejës do të konfiskojë të gjitha automjetet e parkuara në vendet e ndaluara në këtë qytet, pasi komuna ka arritur sot marrëveshje me një kompani për kamionin tërheqës.

Në një deklaratë për media thuhet se tërheqja e automjeteve që janë të parkuara në vende të ndaluara do të nisë nga dita e sotme dhe ajo ka për qëllim ngritjen e nivelit sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve, ruajtjen e jetës së qytetarëve, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, në veçanti të atyre me pasoja fatale.