Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Gjakovë Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Gjakovë

20 December 2019 16:10

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L. H., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të fajdesë.

Sipas njoftimit për media, i dëmtuari N. E., nga i pandehurit L. H., kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamatë mujore prej 12%, ku i dëmtuari është detyruar të paguaj kamatën në shumë prej 420 euro çdo muaj. Në total i dëmtuari të pandehurit i ka paguar shumën prej 14 mije euro ne emër të fajdesë, ku me datë 19 dhjetor 2019, i pandehuri arrestohet në flagrancë nga ana e policisë duke pranuar shumen prej 420 euro si kamatë mujore në emër të fajdesë.

“Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajdeja”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 19 dhjetor 2019 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2020”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gezim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme