Kronikë

Aksident në rrugën Pejë-Deçan, lëndohet rëndë shoferja e njërës veturë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot rreth orës 08:00 ka pranuar informacion se në rrugën magjistrale Pejë – Deçan, më saktë në fshatin Raushiq – Pejë janë aksidentuar dy automjete udhëtarësh, të cilat ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta.

Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK, Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor.

“Deri të aksidenti ka ardhur meqë ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pasigurtë dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit”, thuhet në raport.