Kronikë

Një i arrestuar në Podujevë për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë.

Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.