Një e mitur është larguar sërish nga shtëpia, derisa babai i saj e ka lajmëruar në Polici këtë rast.
Siç bëhet me dije në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 3 dhjetor, por është lajmëruar të premten.
“Hajvali, Prishtinë 03.12.2019 – 08:00. Me 13.12.2019 ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar. Vlen të ceket se e njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.