Kronikë

Për 24 orë u ngritën 91 aktakuza ndaj 130 personave në Kosovë

Për 24 orë u ngritën 91 aktakuza ndaj 130 personave në Kosovë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 91 aktakuza kundër 130 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.