Kronikë

Dënohet me 4 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për vjedhjen e 500 eurove

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit A. I., duke i shqiptuar dënim prej 4 vitesh burgim efektiv dhe dënim me gjobë prej 5000 euro.

Gjykata thotë se i akuzuari me datën 29.10.2018, rreth orës 02:00, në pompën e benzinës “Veda Com” në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, në bashkëveprim me dy të pandehur të tjerë, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, të armatosur dhe të maskuar nën kërcënim e armëve kanë kryer grabitjen, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pompe dhe më pas marrin 500 (pesëqind) euro, më pas duke ikur me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.

Me këto veprime, Gjykata thotë se i akuzuari A. I., në bashkëveprim ka kryer veprën penale “grabitje”.

Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë ka veçuar procedurën penale ndaj dy të pandehurve K. R. dhe B. M.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.