Dy raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

08 December 2019 13:01

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë në Obiliq është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht të bijën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Vushtrri një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje , është sulmuar nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme