Dje në fshatin Dubravë, Ferizaj, siç raporton Policia e Kosovës, viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar se dy persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij e kishin sulmuar atë fizikisht dhe kishin grabitur para të gatshme.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.