SHSKUK dënon sulmin ndaj infermierëve në Mitrovicë, kërkon hetime Foto: Ilustrim

SHSKUK dënon sulmin ndaj infermierëve në Mitrovicë, kërkon hetime

05 December 2019 09:43

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka pranuar informatën nga Spitali i Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri"në Mitroivcë, se, mbrëmë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

LEXO EDHE: Dy persona sulmojnë dy infermierë në Mitrovicë

“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore”, thuhet në reagim.

SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.

“Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, përfundon reagimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme