Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që në vazhdimësi ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që në vazhdimësi ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit A.A., i cili në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari A.A., në kohë të papërcaktuar, deri më 01 dhjetor 2019, në shtëpinë familjare, në Viti, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familje, tek bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, në atë mënyrë që i ka kanosur me fjalë, i ka keqtrajtuar herë pas here duke i rrahur, me ç’rast me veprimet e tij përpos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarve, ka shkaktuar dhembje, frikë dhe shqetësim të madh emocional tek të njëjtit.