Kronikë

Dy raste të raportuara të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, në fshatin Sibofc të Podujevës viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në fshatin Dol të Gjakovës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (babë e djalë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.