Në rrugën “B” në një lokal vidhen nga kasaforta mbi 43 mijë euro Foto: Koha/Ilustrim

Në rrugën “B” në një lokal vidhen nga kasaforta mbi 43 mijë euro

30 November 2019 11:36

Dje në rrugën “B” në kryeqytet ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja femër K/Shqiptare – menaxhere e një lokali, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466€.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme