Nën ndikim të alkoolit grushton gruan në fytyrë, arrestohet Foto: Koha/Ilustrim

Nën ndikim të alkoolit grushton gruan në fytyrë, arrestohet

30 November 2019 11:31

Dje në Fushë-Kosovë është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij derisa ishte nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht me grusht në fytyrë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje theksohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme