Kronikë

Policia jep detaje për grabitjen në Leposaviq, të veturës që transportonte para

Policia jep detaje për grabitjen në Leposaviq, të veturës që transportonte para

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Kernjin të Leposaviqit të dyshuar të panjohur kanë grabitur një veturë e cila transportonte para.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit. Gjatë këtij incidenti janë djegur tre vetura, dy nga veturat që janë përdorur nga të dyshuarit. Tre persona të kompanisë bartëse kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raport.