Dy të arrestuar e një në arrati për ‘vjedhje të rëndë’

Dy të arrestuar e një në arrati për ‘vjedhje të rëndë’

20 November 2019 13:48

Njësia e hetimeve të Stacionit Policor, Klinë, ka pranuar një informate se në rrugën “Mustafë Kruja” në Prishtinë, gjendeshin tre persona të dyshuar të cilët kishin kryer vjedhje të rëndë në rrugën ’Leonard Palucaj’ në Klinë.

Bëhet fjalë për disa vjedhje edhe në qytetin e Klinës, me disa fshatra përreth.

“Gjësendet e vjedhura i kishin fshehur në shtëpinë ku ata ishin duke jetuar me qira përkohësisht, në adresën e lartcekur. Më datë 19.11.2019, rreth orës 18:30, njësia e hetimeve të stacionit policor Klinë pas konsultimit me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Pejë, njëkohësisht edhe me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Prishtine dhe me urdhrin verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatëse Themelore në Prishtine, është kryer bastisja e shtëpisë ku jetonin të dyshuarit”, thuhet në raport.

Gjatë bastisjes hetuesit kanë arrestuar të dyshuarit Z.S. i lindur vitin 1981 shtetas sh/Kosovar dhe Xh.M. lindur vitin 1995 shtetas sh/Shqipërisë, ndërsa i dyshuari i tretë nuk kishte qenë në shtëpi, por hetuesit policorë e kanë të njohur identitetin e tij, është në kërkim për ta arrestuar.

“Gjatë bastisjes si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar një (1) motor sharrë e tipit Partner P351XT, made in USA, një (1) makine elektrike për qethje te tipit STAREX, made in Japan, një (1) kaçavidë, pesë (5) shishe te mbushura me alkool (3- cavalier, 1 fisher, 1 jegermaister), një (1) fotoaparat te tipit OLIMPUS, një (1) aparat dore Laser Stanley, një (1) matës i rrymës elektrike Cobra DT-832, tri (3) çanta te ndryshme, tri (3) palë atlete, tri (3) palë këpucë me qafë, një (1) pale patika (atlete) te bardha, dy (2) çanta krahu, dy (2) pale këpuce te ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor Kline për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës gjatë intervistës kanë pranuar se të tretë së bashku kanë kryer veprën e vjedhjes rëndë.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme