Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar nga një vetaksident në Suharekë

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona janë lënduar pas një vetaksidenti në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës ku bie në një kanal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjerët meshkuj, ndërsa vozitësi i automjetit pëson lëndime të rënda trupore dhe i njëjti dërgohet në Spitalin e Prishtinës për tretman mjekësor.