Policia kontrollon lokalet në Istog, konfiskon armë Foto: Ilustrim

Policia kontrollon lokalet në Istog, konfiskon armë

14 November 2019 13:53

Me datën 13 nëntor 2019, duke filluar nga ora 21:50, në zonën e Istogut, Policia e Kosovës ka implementuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, dega Istog, për kontrollin e lokaleve në këtë zonë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë implementimit të këtij plani operativ, janë kontrolluar dy (2) lokale, ku tek personat e pranishëm në këto lokale janë gjetur dhe janë konfiskuar dy (2) OC sprej dhe janë hapur dy (2) raste për ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës’.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë te rregullt.

Në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar me letër rreshtim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme