Katër të lënduar në dy aksidente, në Prishtinë e Fushë Kosovë Foto: Koha

Katër të lënduar në dy aksidente, në Prishtinë e Fushë Kosovë

13 November 2019 22:15

Katër persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.

Njëri aksident ka ndodhur tek Katedralja në Prishtinë rreth orës 19:15, në të cilën janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona, transmeton Koha.net.

Derisa në rastin tjetër në Fushë Kosovë, po ashtu, janë lënduar dy persona pas përplasjes së dy veturave.

Këto i ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Janë raportuar dy aksidente trafiku. Njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka thënë Krasniqi.

  • Aksidenti në Fushë Kosovë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme