Kronikë

22 grekë e shqiptarë të arrestuar në Athinë për kokainë “dëborë” e heroinë “gështenjë”...

22 grekë e shqiptarë të arrestuar në Athinë për kokainë “dëborë” e heroinë “gështenjë”...

Dy shqiptarë dhe 20 shtetas grekë u arrestuan në Athinë, si pjesë e 7 bandave kriminale, të bashkuara në një grup të vetëm që trafikonte drogë. Në total u kontrolluan 20 shtëpi, si dhe u sekuestruan sasi kokaine dhe heroine me vlerë 42 100 euro, gjashtë makina, pistoleta, fishekë, si dhe një laborator droge, transmeton Koha Jonë.

Çmimi i një doze heroine, 0.5 gramë, ishte 7 deri në 8 euro, një çmim shumë konkurrues. Për të shpërndarë drogën ata përdornin media të ndryshme sociale dhe aplikacione në internet, për të shmangur kontaktin me telefon.