Kronikë

Po kontrabandonin mallra nga Serbia në Kosovë, arrestohen

Dje në fshati Novosellë në Kamenicë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Serbë, njëri zyrtar policor, pasi që të njëjtit me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës ishin duke kontrabanduar mallra.

“Në furgon kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar.